4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Meliza Haradinaj, Edi Ramës: Shqipëria ti kërkojë NATO-s heqjen e kufizimit që FSK të veprojë në veri

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, i ka kërkuar një ndihmë publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se ndihma më e madhe e Ramës sot është t’ia bëjë Kosovës që si shtet anëtar i NATO-së, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATO-s dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri.

“Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATOs, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas saj, fillimisht duhet të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019

 

 

“Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATOs, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të KOORDINUAR”, ka shkruar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...