5.7 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Meloni arrin në Washington DC për bisedime me Trumpin

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur në Washington DC për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.

Ata pritet që të diskutojnë për një sërë çështjesh, përfshirë tensionet tregtare me BE-në.

Meloni është liderja e parë europiane që viziton Washingtonin që kur Trump vendosi tarifën prej 20% ndaj BE-së më herët këtë muaj, shkruan BBC.

Tarifa tanimë është e pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë një mundësi BE-së dhe SHBA-së për të negociuar./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...