8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Meloni takohet me Vuçiqin në Beograd, bisedojnë për dialogun

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila është në vizitën e saj të parë në Serbi pas zgjedhjes së saj kryeministre e Italisë, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takim është diskutuar për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe integrimin evropian të Serbisë, dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe luftën në Ukrainë.

Vuçiq tha se me kryeministren e qeverisë italiane, ka biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe se beson se ardhja e saj do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan N1.

Ai tha se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Italisë janë të mira, duke theksuar se shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve është 4.6 miliardë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...