Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt janë një moment përcaktues për Kosovën dhe një mundësi për të zgjedhur një të ardhme me shpresëdhënëse.
“Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Udhëheqja e tij do të sjellë kompetencën dhe qartësinë për të cilën Kosova ka nevojë dëshpërimisht sot.
Jam i frymëzuar nga mbështetja e madhe që kemi marrë nga qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit në mërgatën tonë, gjatë këtyre muajve.
Kjo mbështetje është një dëshmi e besimit që populli i Kosovës po rikthen te partia jonë, programi ynë dhe vlerat tona”, ka theksuar Krasniqi.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së të mobilizohen dhe të punojnë palodhur për fitore.