5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në takimet e nëndegëve “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, ku u dëshmua një atmosferë e jashtëzakonshme me energji, festë dhe optimizëm për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Energji. Festë. Fitore! Me këtë mbështetje dhe energji pozitive, fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës është e sigurt,” u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga vizioni dhe përkushtimi i tij. “Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë,” përfundoi Krasniqi.

Atmosfera e ngrohtë dhe entuziasmi i pjesëmarrësve konfirmuan që PDK është më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë, duke bërë që fitorja të duket gjithnjë e më afër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...