Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg dhe eksperten për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë, Laura Nichols, me të cilat ka diskutuar për strategjinë e PDK-së për barazinë gjinore, me fokus zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt.
Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e PDK-së tonë për fuqizimin e grave në politikë, duke iu dhënë hapësirë në pozita të larta dhe vendimmarrëse.
Tutje, ai është shprehur mirënjohës ndaj NDI-së për për mbështetjen e vazhdueshme për vizionin e tyre dhe barazinë gjinore në vendimmarrje./Njeshi/