8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Memorandum bashkëpunimi mes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Aftësim Profesional në Pejë

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj – Bajraktaraj dhe Udhëheqësi i Qendrës për Aftësim Profesional në Pejës, Edison Bërdyna kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
“Qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit është ofrimi i mundësisë së vijimit të trajnimeve profesionale të viktimave të dhunës në familje me qëllim të aftësimit profesional të tyre dhe përgatitjes për tregun e punës”, thuhet mes tjerash, lidhur me këtë bashkëpunim.
Drejtoria e Mirëqenies Sociale nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale do të referojë viktimat e dhunës në familje te Qendra për Aftësim Profesional”, ka thënë Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj – Bajraktaraj.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Aftësim Profesional në Pejë hyn në fuqi më 08.03.2023 dhe është valid deri më 31.12.2024. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...