Menaxhmeti i Trepçës ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga vetë Jonuzi i cili e cilësoi një vendim të tillë anti-ligjor.
“Është i vërtetë suspendimi nga puna. Arsyetimi ka qenë se unë nuk jam organizatori i kësaj greve, por jemi vetëm ndërmjetësues mes bordit dhe punëtorëve. Është një vendim anti-ligjor që nuk i shërben demokracisë”, tha shkurtimisht Jonuzi për Reporteri.net.
Dje, menaxhmeti i Trepçës publikoi pamje të punëtorve, ku sipas tyre shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës.
Sot është dita e shtatë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim./Njeshi/