8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mercedes-Benz CLK GTR Roadster shitet për gati 10 milionë euro

Një nga vetëm gjashtë Mercedes-Benz CLK GTR Roadsters të prodhuar, u shit së fundmi në ankandin “RM Sotheby’s Las Vegas” për një vlerë prej gati 10 milionë euro.

Raportohet se aktualisht ai ndodhet në SHBA, dhe se çmimi përfundimtar mund të rritet më tej, pasi zbatohet edhe tarifa e importit prej 2.5 për qind nga SHBA.

Përveç kësaj, pavarësisht se është importuar në SHBA në fillim të dekadës së fundit, do të kërkojë regjistrim.

Ky model është i treti nga vetëm gjashtë të bëra ndonjëherë dhe në kohën kur u shit kishte vetëm 170 kilometra të kaluara.

Çmimi i jashtëzakonshëm i shitjes mund t’i atribuohet edhe performancave të tij.

Kjo për faktin se vetura vjen me një motor 6.0 litrash M120 V12 dhe ofron 592 kuaj/fuqi.

Fuqia e tij transferohet në rrotat e pasme përmes një ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi.

Çmimi i tij mund të zbehet në krahasim me shitjen e vitit 2022 të 300 SLR Uhlenhaut që arriti në 142 milionë dollarë, por ende është shumë e madhe parash.

Veturat sportive si CLK GTR, po bëhen gjithnjë e më të rralla, dhe ndërsa prodhohen vlera e tyre vetëm po rritet./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...