2.3 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Mercedes prezantoi CLA-në e re

CLA është ridizajnuar në fillim të këtij viti, duke futur teknologjinë më të avancuar.

Në fillim duhet thënë që Shooting Brake karavani që është azhurnuar, akoma mbetet në ofertë.

Që të dy versionet tani vijnë me elemente më moderne si në pjesën e përparme ashtu dhe në atë të pasme, duke ruajtur vijën stilistike që jemi mësuar ta shohim në A-Class.

Dritat LED tani janë standarde në të gjitha versionet, e të gjitha modelet me benzinë gjithashtu do të kenë një “sistem të lehtë” hibrid.

Ndryshimet më drastike në model u prezantuan katër vite më parë dhe edhe në këtë ishin të pashmangshme, kështu CLA vazhdon të duket një veturë moderne.

Kur flasim për motorët në paletën e ofertës janë (CLA 180, CLA 200, CLA 220 4Matic dhe CLA 250 4Matic), tre motorë tjerë me naftë (CLA 180 d, CLA 200 d dhe CLA 220 d) si dhe një plug-in hibrid (CLA 250e).

CLA 35 4Matic është bërë hibridi i lehtë me 306 kuaj-fuqi, që i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 4.9 sekonda.

Aty është edhe versioni më i fuqishëm 45 S 4Matic+ me 421 kuaj-fuqi që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 4.1 sekonda.

Çmimi i CLA-së së re do të startoj me 40 mijë euro, e ata që duan gjëra shtesë brenda një veture të tillë, duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë. /Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...