16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Mërgata prioritet i LDK-së, Abdixhiku: Nga 4 nëndegë aktive sa i kishim 3 vite më parë, sot i kemi 58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se themelimi i nëndegëve të reja në mërgatë mbetet prioritet i subjektit që ai drejton.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se nga 4 nëndegë aktive sa i kishin 3 vite më parë, sot ai ka bërë me dije se kanë themeluiar e riaktivizuar plot 58 sosh.

“Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkëatdhetarë, që aktivitetin e akcionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...