12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Mërgimtari gjuan më armë në një dasëm në Kosovë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në fshatin Lebush të Deçanit, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjarë.

Policia njofton se i dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar 4(katër) gëzhoja të njëjtit kalibër. Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë ,kal.9 mm dhe 29(njëzet e nëntë )copë fishekë. I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane. Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...