21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Merkel takohet me liderët e rajonit, sqaron pse nuk vizitoi të gjitha shtetet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke qëndruar në Shqipëri.

Me këtë rast, Merkel ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Poashtu, në përfundim të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, të fundit për kancelaren gjermane,a jo ka vendosur që të takojë në Tiranë edhe liderët e tjerë të rajonit.

Takimi në mes tyre, u zhvillua në një prej investimeve gjermane, në kryeqytetin shqiptar.

Kancelarja Merkel, nuk la pa përmendur këtë fakt në mesin e kryeministrave ballkanas, ku edhe sqaroi se ka qenë e pamundur që të vizitonte secilin prej shteteve.

“Planifikoja të vija në të gjitha vendet tuaja, por ishte e pamundur”, u tha Merkel kryeministrave dhe falënderoi Ramën që i mirëpriti në Tiranë.

Merkel gjatë ditës së djeshme ka vizituar edhe Serbinë, meqë rast ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...