Sot po zhvillohet në Suharekë ndeshja e parë çerekfinale e play-offit mes KB Yllit dhe KB Pejës.
Kur po zhvillohej çereku i dytë dhe rezultati ishte 36:31 në të mirë të pejanëve, ndeshja është ndërprerë, fillimisht pas sharjeve në kor, pastaj ka pasur hedhje të gjësendeve nga tifozët vendës, ndërsa ekipi mysafir, Peja, shkoi në dhomat e zhveshjes.
Tani është marrë vendimi që tifozët nën kosh të largohen nga arena, ndërsa do të zbrazet edhe një pjesë e tribunës, për të nisur sërish ndeshja mes Yllit dhe Pejës që po luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Fillimisht lojtarët e Yllit kanë dal në parket, ndërsa vërehet edhe një prezencë e Policisë së Kosovës.
Pas disa minutash edhe lojtarët e Pejës dolën në parket dhe ndeshja pritet të fillojë pas pak minutash./Njeshi&Telegrafi/