Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë foto familjare nga samiti Botëror për Klimën ‘COP29’ lidhur me ndryshimet klimatike që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Në njërën prej fotografive të publikuara nga Rama, duket se janë dhjetëra liderë botërorë, të cilët janë mbledhur për t’ju bashkuar diskutimeve për Klimën.
“Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Një pritshmëri kryesore nga Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën është marrëveshja për një Objektiv të Ri Kolektiv të Kuantifikuar (NCQG) të drejtë dhe ambicioz për financimin e klimës. /Njeshi/