22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Mesazhi “AP Kosovo Metohija” në numrat serbë kur lidhen në rrjetin e Kosovës- Haxholli iu bën pyetje ekspertëve të telefonisë

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka shkruar në Facebook se numrave telefonikë të Serbisë iu shkon një “porosi propagandistike” kur lidhen në roaming në rrjetin e Kosovës.

Haxholli ka pyetur se a munden operatorët Vala dhe IPKO që të kundërpërgjigjen në njëfarë forme me porosi të tjera.

“Një pyetje për profesionistët e telekomunikacionit. Meqë numrave të Serbisë, kur lidhen në roaming në rrjetin tonë, ju shkon kjo porosi propagandistike, ku referenca për RKS është, “AP Kosovo i Metohija”, a munden operatorët Vala dhe IPKO, që njëkohësisht në këta numra t’i lansojnë dy porosi: 1. Në Republikën e Kosovës, termi “Kosovë dhe Metohi” është term abuziv, dhe të (sapo) lidhurve në roaming t’ju shkoj porosia; 2. Ju urojmë qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës!”, shkroi ai.

Ai i ka pyetur gjithashtu juristët se “a ka hapësirë ligjore që në një nga Gjykatat tona, të shqyrtohet ndalimi i përdorimit dhe shpërndarjes publike të këtij termi”.

“Paraprakisht, faleminderit për kontributin!”, shkroi Haxholli.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...