26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Mesazhi i fshehtë i Romës, Klopp trajner i ardhshëm?

Jurgen Klopp mund të rikthehet në pozitën e trajnerit më shpejtë se që kemi menduar.

Pas largimit nga Liverpooli sezonin e kaluar, ai mori pozitën si drejtor i futbollit në Red Bull.

Por raportimet e fundit theksojnë se Klopp mund të jetë emri befasues për të marrë drejtimin e Romës, për sezonin e ardhshëm.

Familja Friedkin, të cilët janë edhe pronarët e skuadrës nga kryeqyteti italian, kanë publikuar edhe një video ku u shfaqën simbolet më të njohura të Romës: Koloseu , Ujku legjendar Lupus, Stadiumi Olimpiko , Shën Pjetri  dhe Panteoni.

A do të jetë Jurgen Klopp në pankinën verdhekuqe, vetëm koha do ta tregojë.

Roma, kishte filluar sezonin në mënyrë të dobët ku si rezultat shkarkuan De Rossin dhe Ivan Juriq, por nën urdhërat e Claudio Ranierit u rikthyen në garën për garat evropiane si dhe po luftojnë për një vend në zonën “Champions”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...