16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Mesazhi kërcënues ndaj Kuvendit u dërgua në telefonin e një punonjëseje të zyrës së Konjufcës

Pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, Policia e Kosovës ka urdhëruar për evakuim deputetët, stafin dhe mediat në Kuvendin e Kosovës pas dyshimeve për mjet shpërthyes.

Policia konfirmoj është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”.

Gazeta Sinjali raporton me burime se mesazhi kërcënues në gjuhën angleze ka arritur përmes një mesazhi, konkretisht në adresën e një punëtoreje në zyrën e Kryetarit Glauk Konjufca.

Përmbajtja e mesazhit paralajmëronte se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit dhe se do të shpërthente pas 10 minutash.

“Pasi punëtorja e ka pranuar mesazhin, ajo ka njoftuar menjëherë sigurimin dhe njësinë përgjegjëse, e cila ka ndërmarrë veprimet e para operative”, ka raportuar ky medium.

Brenda pak minutash, njësitë policore kanë rrethuar perimetrin, ndërsa të gjithë zyrtarët dhe stafi janë evakuuar nga ndërtesa./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...