14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Mësimdhënësit i marrin mjetet që u takojnë nga kontrata kolektive, komunat dëmtohen deri në 70 milionë euro

Mësimdhënësit në Kosovë kanë arritur t’i marrin mjetet e tyre që u takojnë përmes kontratës kolektive, ndërsa dëmi për komunat llogaritet të jetë dhjetëra milionësh, raporton Ekonomia Online.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kanë thënë për Ekonomia Online se mësimdhënësit kanë filluar t’i marrin mjetet, ndërsa nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, këtë vendim e quajnë të “dëmshëm për komunat”.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Ekonomia Online se fajtor për këtë vendim është niveli qendror, ndërsa ndjen keqardhje për komunat që duhet t’i paguajnë këto mjete. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...