6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Mësohet identiteti i gruas që u gjet pa shenja jete afër Liqenit të Batllavës

M herët ishte raportuar, për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot, më 04 maj 2025, në afërsi të Liqenit të Batllavës, në vendin e njohur si “Te Plepat”.

Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca.

Pas ndërhyrjes në terren dhe nxjerrjes së trupit nga uji, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen, ndërsa më pas është bërë edhe identifikimi i viktimës: bëhet fjalë për Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare.

 

 

Në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar procedurat hetimore, ndërkohë që rrethanat e plota të vdekjes së saj mbeten të paqarta në këtë fazë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...