20 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Mësohet shkaktari i vdekjes së Ismail Kadaresë

Shkrimtari Ismail Kadare ka vdekur sot në mëngjes, në moshën 88-vjeçare.

Burime pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i thanë Radios Evropa e Lirë se Kadare “pësoi arrest kardio-respirator”.

‘Ai ndodhej në banesën e tij në Tiranë, kur papritmas është shembur në tokë pa ndjenja. Mjekët e urgjencës, të thirrur nga familjarët e tij, nuk mundën të bënin asgjë’.

Kadare ka lindur në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë.

Qyteti i tij, për të cilin shkroi romanin “Kronikë në Gur”, bën pjesë në trashëgiminë botërore që mbron UNESCO-ja.

‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ shprehin ngushëllimet më të ndjera./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...