Lionel Messi ka fituar ndeshjen e fundit kundër Cristiano Ronaldos.
Në miqësoren e luksit, të zhvilluar në stadiumin ”King Fahd International Stadium”, në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e PSG-së fitoi ndaj yjeve të skuadrave Al Hilal dhe Al Nassr, me rezultat 5-4.
Lionel Messi shënoi golin e parë në ndeshje qysh në minutën e 3-të, duke i dhënë epërsininë PSG-së.
Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 34-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Nëntë minuta më vonë, parisienet rikthyen epërsinë me golin e Marquinhos, ndërsa një minutë më vonë Neymar pati mundësinë për të thelluar epërsinë, por gaboi nga pika e bardh.
Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Ronaldo shënoi golin e dytë personal në 45+6, ku ndeshja shkoi në pushim me rezultat të barabartë 2-2.
PSG riktheu epërsin me golin e Sergio Ramosit në minutën e 53-të, ndërsa Jang Hyun-Soo, barazoi gjithçka vetëm tre minuta më vonë.
Ishte minuta e 60-të kur u shënua goli i shtatë në ndeshje, aty ku Mbappe shënoi për rezultatin 4-3, duke u treguar i sakt nga penalltia.
PSG shënoi edhe golin e pestë me Ekitike në minutën e 78-të.
Krejt çka arritën yjet e skuadrave arabe, ishin ta ngushtoni rezultatin me golin e Taliscas në 90+4./Njeshi/