7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Messi kalon Ronaldon me të ardhurat financiare

Në renditjen e futbollistëve më të paguar të planetit nuk ka shumë surpriza, por askush nuk priste që mes dy lojtarëve që kanë diskutuar çdo trofe në dekadën e fundit, njëri të dublonte tjetrin në terma financiarë.

Lionel Messi është i vetëm në majën e klasifikimit të sportit më popullor në botë, por bie në sy se argjentinasi fiton thuajse dyfishin e Cristiano Ronaldos.

Futbollisti i Barcelonës paguhet 8.3 milionë euro në muaj, një shifër e çmendur që reduktohet nga taksat, por që mbetet gjithsesi mbresëlënëse.

Në vendin e dytë, në listën e stiluar nga e përditshmja franceze “L’Equipe” është portugezi i Juventusit. Cristiano Ronaldo ndalet në 4.6 milionë euro në muaj, gjithmonë pa llogaritur taksat e shtetit italian, përcjellë Klan Kosova.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...