13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Meta në Prishtinë: Përuruam shtatoren e Anton Çetta, misionar i bashkimit kombëtar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë në këtë 110 vjetor të Pavarësisë, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe  misionar i bashkimit të madh kombëtar.

‘Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare. Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe  misionar i bashkimit të madh kombëtar.

Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.

Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...