20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Meta pas shkarkimit: Heqje e vëmendjes nga krimet zgjedhore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron “heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore” shkarkimin e tij me 104 vota nga Parlamenti dy ditë më parë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit shqiptar e konsideron “monist” Parlamentin që votoi shkarkimin e tij.

“Shfaqje e Parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Po kalojmë nga epoka e para 25 Prillit e parlamentit monist po i rikthehemi pluralizmit parlamentar. Pres të bashkëpunoj me shumicën e re qeverisëse dhe me opozitën e re në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes të sistemit të llogaridhënies”, tha Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetët, kreu i shtetit foli edhe blerje të disa deputetëve që të votonin shkarkimin e tij.

“Ka shumë arsye ky Kuvend të votojnë në atë mënyrë se ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 Qershor një gjakderdhje të programuar në prag të zgjedhjeve lokale. U ka plasur cipa fare flasin hapur sa Euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...