Më datën 15 të këtij muaji shkurt, u bënë 5 vjet nga vdekja e mjeshtrit të vargjeve dhe maestros së Radio-gazetarisë kosovare Hivzi Krasniqit.
Hivzi Krasniqi ndërroi jetë më 15 Shkurt të vitit 2019, në moshën 66 vjeçare, pas një shqetësimi shëndetësorë, gjatë një ndërhyrje operative spitalore në Prishtinë.
I ndjeri shënoi fuqishëm kohën e vet si një ndër pionierët e parë shqiptarë të Radio-gazetarisë në ish-Jugosllavi dhe si autor i mëse një mijë teksteve të këngëve të njohura shqipe.
Hivzi Krasniqi gjatë karrierës kishte punuar në Radio Prishtinë dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite. Për një kohë ishte edhe kryeredaktor në Radio Dukagjini-t.
Pak para se të ndërronte jetë, i ndjeri kishte pranuar ti bashkohej ekipit që po merrte mbi vete projektin e hapjes së ‘RADIO 1’.
Kënga ka titull ‘Peja ime’, përpos idesë melodike, Meti Krasniqi është edhe autor i tekstit të saj, përderisa realizimi studik dhe orkestrimi i është besuar Genc Hysenit dhe studios së tij G-Record. Në klarinetë është angazhuar Sead Muqa-Sei, ndërsa në violinë dhe fis-harmonikë Gjevdet Drançolli.
“Për këngën, dua që nga zemra të falënderojë fillimisht mikun tim Granit Hysenin që më ftojë në studion e Gencit për një punë tjetër. Aty ka filluar gjithëçka… Pastaj Genci me përkushtim prej profesionisti e mori mbi vete. Me një studio profesionale dhe më tha e bëjmë axha Meti. Aty pra filloi çdo gjë e bukur. U bashkua edhe Sei me klarinetë dhe poashtu Gjevdeti me violinë dhe fis-harmonikë. Kjo është kjo që doli dhe unë jam shumë, shumë i lumtur dhe mirënjohës.’-u shprehë mes tjerash Krasniqi në ‘RADIO 1’.
Si solist, këngëtar e muzicient aktual i SHKA ‘Sofra Pejane’ Meti Krasniqi ka thënë se në tekstin e këngës e ka përfshirë me shumë dashuri Sofren Pejane, porse edhe bilbilin e këngës shqipe, Ramadan Krasniqin Danin, i cili ishte dhe mbetet bashkëpunëtori më i mirë dhe i çmuar edhe i të ndjerit Hivzi.
“Për ty Pejë, në këtë sofër, shoqërija kangen e nisi, shkruar bukur dhe kënduar nga Hivzi e Dani Krasniqi… janë disa rreshta ku i kam përfshirë disa copëza të realitetit dhe dashurisë tonë të madhe, që quhet Sofër, Sofra pejane. Sofra vertet është e madhe, me prijësat tonë së pari që i kemi, Sadikun dhe Nagipin, kemi Ferhatin të gjithë jemi. Ndërsa sa i përket përfshirjes së Danit, Dani i bënë nderë edhe këngës time, edhe mua, edhe sofrës pra është emri më i madh i muzikës shqiptare, por ka edhe diçka, Dani jonë, mbetet i vetmi bashkëpunëtorë e mik i Hivziut, pra i vetmi dhe kur them i vetmi , ashtu është i cili veprat e Hivziut nuk i ka harruar as pas vdekjes së tij. Dani, kudo e përmend Hivziun, autorësinë e tij e kështu me radhë.’-shtoi Krasniqi.
I pyetur në emision, se a ka të tillë nga bashkëpunëtorët e Hivziut të cilët e kanë anashkaluar të ndjerin pas vdekjes, meqë Hivziu, përpos me Danin, ka punuar e bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të estradës si Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Shkëlzen Jetishi e të tjerë, Meti Krasniqi u përgjigj me Po.
“Fatkeqësisht po, dhe si fanmilje na kanë dëshpëruar shumë sepse ne e dijmë se çfarë ka bërë Hivziu për secilin e më së miri e dijnë ata vet. Megjithatë unë kaj radhe do të respektojë miqësinë që emisioni juaj dhe Radio juaj ka me ata njerëz dhe do ti kursej nga emrat deri në një rast tjetër.’-tha tutje Krasniqi në ‘RADIO 1’
Meti Krasniqi ka folur në këtë program edhe për fillet dhe ditët e para të karrierës muzikore.
“Në vitin 1973 kanë qenë fillimet e mia. E kisha takuar mikun tim Afrim Gruden, atëbotë e kishte një fis-harmonikë shumë të mirë për kohën. Jemi bashkuar kemi inkuadruar edhe emra të tjerë, si Xhafer Kelmendin, Afrim Haxhnikajn e disa dhe kemi formuar orkestren apo grupin muzikor të quajtur RINIA. Vitet kanë kaluar me bashkëpunime më të njohurin Vëllaznim Lata, Shuajb Nallbani, Sebahate Bërlajolli e të tjerë. Nga këto fillime kam vazhduar nëpër grupe të tjera por edhe shoqëri të njohura të Pejës si XHEMAJL KADA, RAMIZ SADIKU i qytetit, RAMIZ SADIKU i Fabrikës së Autopjesëve, e ku në këtë të fundit e veçoj vizitën që na pati bërë prof.Fahri Beqiri dhe kishte mbetur i stepur nga kushtet e mira që i kishim, e them, falë Xhevdet Krasniqit, pra meritat i takojnë Xhevdetit për ato kushte. Më pas kontributi im ka vazhduar në SHKA MARIGONA me duetin Sinani, Baki dhe Caki, një duet i mrekullueshëm, me një repertor të madh dhe mund të them se kemi qenë më aktualët në vitet qe kemi bashkëpunuar.’-tha Krasniqi./Njeshi&RADIO 1/
Emisioni (Biseda) e plotë:
Kënga ‘Peja ime’ 🎵 Kompozoi: Muhamed Krasniqi 🎵 Teksti: Muhamed Krasniqi 🎵 Orkestroi: Genc Hyseni 🎵 Klarinet: Sead Muqa – Sei 🎵 Harmonik: Gjevdet Dranqolli 🎵 Violin: Gjevdet Dranqolli 🎵 Mix/Master by: Genc Hyseni 🎥 Video by: Granit Hyseni