4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Metsola pas takimit me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Metsola ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet të çojë në përparim.

Ajo ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes dhe për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim 🇪🇺🇽🇰”, ka shkruar Metsola në llogarinë e saj në platformën “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...