-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Michel në konferencën NATO-BE: Po përshpejtojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në këtë fillimvit ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryefjalë e tyre ishte lufta në Ukrainë dhe se si shtetet anëtare të BE-së dhe ato të Aleancës duhet të qëndrojnë bashkë kundër agresionit rus në Ukrainë.

Në fjalën e tij, Michel përmendi edhe Ballkanin Perëndimor dhe përsëriti zotimin për përshpejtim të procesit të zgjerimit.

“Ne po forcohemi. Ne po përshpejtojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe morëm vendimin historik për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe perspektivën europiane për Gjeorgjinë”, ka thënë ai në konferncë.

Ai tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka afruar BE-në dhe NATO-n.

“Në fakt, sot jemi më afër se kurrë. Të dyja organizatat tona kanë rritur së fundmi ambicien tonë duke përmirësuar strategjitë tona për sigurinë tonë të ardhshme. Organizatat tona janë plotësuese – NATO mbetet themeli i mbrojtjes kolektive dhe thelbësor për sigurinë euroatlantike. Dhe BE-ja është e vendosur të kontribuojë në mënyrë më efektive për sigurinë globale dhe transatlantike”.

“Me deklaratën e sotme, ne duam ta çojmë bashkëpunimin tonë në një nivel tjetër për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Dhe për të intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të reja si mbrojtja e infrastrukturës kritike, hapësira, implikimet e sigurisë të ndryshimeve klimatike dhe manipulimi e ndërhyrja e informacionit të huaj”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...