Mijëra izraelitë protestuan dje në të gjithë vendin – duke bërë thirrje për një marrëveshje të re me grupin militant palestinez Hamas për lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Mediet izraelite raportuan se disa mijëra njerëz morën pjesë në protesta vetëm në Tel Aviv.
Disa protesta u drejtuan kundër qeverisë së krahut të djathtë nën drejtimin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Organizatorët raportuan dhjetëra mijëra pjesëmarrës. /Njeshi/