4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuseve

Republikani Mike Johnson u rizgjodh si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pasi siguroi votat e majftueshme. Ai mori 218 votat që i nevojiteshin për të mbajtur këtë rol.

Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë 219 – 215.

Zgjedhja e kryetarit është një nga aktet e para të Kongresit të ri, pasi pa zgjedhjen e tij, Kongresi nuk mund të kryejë asnjë funksion.

Kongresi pritet të mblidhet në 6 janar për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump.

Me betimin e Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...