Santiago Gimenez është objektivi kryesor i Milanit për merkaton e janarit.
Kuqezinjtë dëshirojnë të mbyllin në menyrë sa më të mirë këtë afat kalimtar të transferimeve.
Pas dy ofertave të cilat nuk u pranuan nga Feyenoord, Milan të enjëten pritet të bëjë një ofertë të re përfundimtare.
34 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset pritet të jetë oferta e fundit.
Gimenez, është edhe lojtari kryesor i Feyenoordit ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat./Njeshi/