20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Milani, Arsenali dhe Roma kërkojnë fitoret e radhës në kuadër të takimeve të dyta të grupeve në Ligën e Evropës

Mbrëmjen e sontme do të zhvillohen takimet e dyta të grupeve në Ligën e Evropës, ku nuk mungojnë përballjet interesante dhe takimet nga skuadrat e mëdha evropiane.

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe të mërkurës, tani radha i ka ardhur takimeve të Ligës së Evropës që do të zhvillohet sot.

Mbrëmja e sotme do të sjell plot 24 përballje me dy oraret e përhershme, nga ora 18:55 dhe 21:00.

Nga ora 18:55, Milani e pret Sparta Pragën në kuadër të Grupit H, ndërsa në këtë orar luan edhe Tottenhami në udhëtim te Antwerp.

Nga klubet tjera të mëdha, Arsenali, Roma, Napoli dhe PSV do të luajnë ndeshjet e tyre nga ora 21:00.

Topçinjtë do të luajnë në shtëpi ndaj Dundalk, Roma e pret CSKA Sofian, Napoli udhëton te Real Sociedadi, ndërsa PSV luan në udhëtim te Omonia. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...