Skuadra e Milanit ka vazhduar me fitore në Serie A.
Kuqezinjët mposhtën në udhëtim skuadrën e Cagliarit, me rezultat 3-1.
Cagliari ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me golin e Zito Luvumbo, në minutën e 29-të.
Skuadra e Piolit reagoi shpejt dhe e përmbysi rezultatin në pjesën e parë.
Noah Okafor shënoi golin e parë me fanellën kuqezi dhe barazoi rezultatin në minutën e 40-të.
Pesë minuta më vonë, Fikayo Tomorri shënoi golin e dytë ku me rezultat 2-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Golin e fitores ër Rosonerët e shënoi Ruben Loftus Check në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa Cagliari mbetet e fundit me 2 pikë të grumbulluara./Njeshi/