4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Milot Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit ndaj Atletiko Bilbaos

Milot Rashica pati një paraqitje fantastike sonte për Besiktashin, në fitoren 4-1 ndaj Atletiko Bilbaos në Europa League.

Ole Gunnar Solskjaer debutoi me fitore si trajner i Besiktashit, ndërsa Rashica shënoi dy gola dhe bëri një asist mbrëmjen e sotme.

Futbollisti kosovar i dha epërsinë gjigantit turk, në minutën e 16-të, ndërsa Unai Gomez barazoi shifrat në minutën e 45-të. Me rezultat 1-1, u mbyll edhe pjesa e parë.

Rashica riktheu epërsinë e Besiktashit në minutën e 60-të, ndërsa asistoi edhe për Rafa Silva te goli i tretë.

Fitoren e ”shqiponjave” e vulosi Joao Mario, i cili u tregua i sakt nga penalltia në 90+2.

Me këto tre pikë, Besiktash ka shpresa për kualifikimin në raundin tjetër, pasi ka 9 pikë, ndëra Bilbao renditet e dyta në tabelën e Europa League, me 16 pikë, aq sa ka edhe Lazio./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...