10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Minatorët “e shpojnë” Yllin, një fitore larg titullit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në të dytin mitrovicasit u kthyen fuqishëm duke triumfuar 26-10.

Megjithatë, suharekasit u këndellën në periodën e tretë 23-18, por çereku i fundit 30-24 ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, me shifrat 85-78.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Suharekës, me Trepçën nëse shënon fitore do të shpallet kampione. Më i dalluari në fitoren e mitrovicasve ishte Kevin Capers, me 19 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Ai u ndihmua nga Darnell Edge, me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. Ndërkohë te Ylli u shqua Alonzo Verge Jr, me 28 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Ndryshe ‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...