-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Minatorët kërkojnë siguri me shkrim për realizimin e kërkesave

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e 5-të të grevës. Drejtues të sindikatës thonë se për të ndërprerë grevën duhet të kenë siguri se do të realizohen kërkesat e minatorëve dhe për këtë ata kërkojnë një marrëveshje me shkrim. Ndërkohë, drejtues të Trepçës thonë se Qeveria u ka ardhur në ndihmë në realizimin e kërkesave të minatorëve.

Kanë hyrë në ditën e 5-të të grevës. Minatorët e minierës me flotacion kërkesë kanë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

“Po kërkesa jonë është që duhet ta kemi një siguri, duhet ta kemi një marrëveshje me shkrim dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm kërkesat tona ti përpilojmë me anë të një shkrese, me anë të një vendimi I cili na jep një lloj garancie që ne duhet të bazohemi në të ardhmen”, ka theksuar Ibrahim Jonuzi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Bahri Karaqa,  thotë se ka qenë mungesë e të hollave, një pjesë prej 45% është paguar më herët, kurse pjesa tjetër është vonuar si pasojë e mungesës së të parave.

“Qeveria kur na erdh në ndihmë marrëveshja ka qenë që deri të martën me u qit pagat, qeveria ka marrë  vendim të hënën, një ditë përpara edhe i ka ndarë 1 milion e 670 mijë euro”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori i minierës së Kishnicës në Novobërdë ka deklaruar për RTK-në, se edhe në këtë minierë po bojkotohet puna në heshtje në shenjë të përkrahjes dhe solidarizimit me minatorët grevistë në Trepçë.

“Nga data 25 tetor e deri më tani në Minierën e Artanës qe tri ditë rresht është bojkotuar puna, nuk është marr orari nga mbikëqyrësit dhe të gjithë minatorët secilën ditë kanë ardhur në punë, fillimisht janë ushqyer në menzë, janë future në minierë dhe kanë bojkotuar punën”, ka thënë Hysni Beqir, drejtor Ekzekutiv në Novobërdë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...