Të shtunën, më datë 23.11.2024, në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të kryhet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur menaxhmenti i Lika Company SHPK përmes një komunikate, duke informuar publikun se për arsye sigurie do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut në segmentin nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e qarkullimit do të zgjasë në këtë interval kohor:
Nga ora 15:00 deri në ora 16:00.
“Në emër të Lika Company SHPK, lusim të gjithë qytetarët dhe palët përkatëse që të respektojnë këtë ndërprerje dhe të bëjnë njoftimet e duhura për të siguruar qarkullim të sigurt gjatë punimeve”.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm në mënyrë të sigurt dhe efikase”, thuhet në njoftim./Njeshi/