Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, publikuar shkresat në “Facebook” ku i ka njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licensuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licensuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur.