21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Ministrat e jashtëm të BE-së sot diskutojnë për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot në Luksemburg lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.

Nuk priten konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund të marrë blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.

Siç ka raportuar korospodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, të martën do të raportojë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Komisionin për Politikë të Jashtme kur pritet debat lidhur me situatën dhe tensionet mes dy vendeve.

Tema do të jetë në rend dite edhe në takimin e vendeve anëtare që takohen të enjten edhe të premten në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka pritur se do të ketë ulje të tensioneve pas takimeve të fundit që Borrelli ka pasur me dy liderët në Bruksel, një javë më parë.

Liderët nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por vetëm me Borrellin, veç e veç. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...