0.5 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitojnë dy familje serbe për Krishtlindjen ortodokse

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kanë vizituar dy familje serbe në Shtërpcë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja!.”, ka shkruar Sveçla.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...