2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Ministri Aliu, nga Peja njofton implementimin e një projekti të rëndësishëm për 22 komuna

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu nga Peja ku ka qendruar për vizitë, ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.

Ai tha se në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave.

Sipas tij kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të regjistrojnë adresat e sakta.

“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave”, ka njoftuar Aliu në një postim në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Fillon Implementini i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.

Sot, vizituam Komunën e Pejës për të parë nga afër implementimin e projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private), si dhe projektin për ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.

Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...