7.4 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Ministri anglez: Ulet me 90% numri i shqiptarëve që vijnë ilegalisht në Britani!

Ministri anglez i Emigracionit, Robert Jenrick, ka deklaruar në parlament se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht këtë vit mbi 12,600 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale.

“Që nga marrëveshja jonë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi kthyer mbi 3500 emigrantë në javë. Ne kemi parë një ulje prej më shumë se 90% të numrit të shqiptarëve që vijnë ilegalisht. Deri më tani këtë vit ka pasur mbi 12,600 kthime, me kthime në gjysmën e parë të këtij viti 75% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Jenrick.

Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...