2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Ministri britanik për Evropë e quan të tmerrshëm sulmin në Ibër-Lepenc: Të bëhet hetim i plotë dhe i menjëhershëm

Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje.

Doughty ka lavdëruar punën e organeve për sanimin e dëmit.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...