5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Ministri Bytyqi: Në Kosovë ka mungesë të inxhinierëve

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, hapur serinë e “EU Teach a Day”.

Problem për të rinjtë tanë është çështja e orientimit në karrierë. Kosova nuk ka një sistem për t’i orientuar të rinjtë qysh në hapat e parë të tyre për profesionin dhe karrierën e tyre.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Është çështja e orientimit në karrierë. Pika më e rëndësishme është vendimi se cila është e ardhmja juaj dhe cili është profesioni juaj. Këtu bëhen më së shumti gabimet.

“Në akoma nuk kemi arrit që të formojmë një sistem që t’i orientojmë fëmijët tanë për karrierë. Aktualisht sistemi ynë ka dobësi dhe nuk mund ta bëjmë këtë. Mos nisni karrierë duke i shikuar të tjerë por niseni atë çka e doni.”

Ministri u shpreh i shqetësuar për mungesën inxhiniereve në Kosovë. Ai tha se duhet të investohen miliona në fushën e energjetikës.

“Rrezikohet me na mbyllë fakulteti i energjetikes. Kem KOST qe kërkon inxhinier por nuk kemi. Ne duhet të investojmë miliona në fushën e energjetikës sepse neve na duhen inxhinier të elektrikes”, tha ai.

Ndërsa Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nxënësve kosovarë ju ka folur rreth mundësive për edukim dhe punësim në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ju mund të vendosni të jetoni në Gjermani, Francë e Itali, dhe kjo është e mira e të qenit anëtarë,” ju ka thënë Apostolova nxënësve, në kohën kur Kosovës ende i mohohet lëvizja e lirë në zonën Shengen, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në rrugë qorre shkaku i pengesave në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

“Duhet të keni edukimin më të mirë në Kosovë, kjo është pse BE-ja ju asiston. Dua të shoh ndryshimin në kualitetin e arsimimit,” është shprehur Apostolova.

Sipas saj, këta nxënës duhet të jenë të përgatitur për tregun evropian, dhe të bashkëpunojnë me të rinjë tjerë të Evropës.

Ajo ka rekomanduar për sistemin arsimor në Kosovë që nga klasa e parë të kenë lëndë për mjedisin, sepse natyra e Kosovës është e jashtëzakonshme.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...