17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Ministri finlandez, Havisto, nënshkroi kërkesën për anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm Finlandez, Pekka Haavisto, ka firmosur sot aplikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe ceremonia është transmetuar drejtpërdrejt në Yle TV.

Presidenti i Finlandës, Sauli Ninist, ka miratuar zyrtarisht vendimin e Kuvendit për aplikimin për anëtarësim në Aleancë, përmes një video-linku nga Stokholmi, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Më herët sot, Parlamenti Finlandez miratoi propozimin që Finlanda të aplikojë për anëtarësim në NATO, tha kryeparlamentari, Mati Vanhanen.

“Nga 200 deputetë, 188 votuan për propozimin, ndërsa tetë ishin kundër”, tha Vanhanen.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi paraditen e sotme kërkesën për anëtarësim të vendit në NATO, pasi qeveria mori vendim dje për kërkesën për anëtarësim në aleancë.

Suedia dhe Finlanda nesër do të dorëzojnë së bashku aplikimet për anëtarësim në NATO./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...