3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Erdha në Ballkan sepse jam i shqetësuar me situatën në Kosovë e Bosnjë

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit.

Në një intervistë për “Blic” në Serbi, ai tha se është i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është e qetë. Megjithatë, pikërisht në Kosovë (ajo) është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve”.

“Prandaj, së bashku me partnerët tanë, ne monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në gjendje të reagojmë shpejt, gjë që e dëshmuam në fund të vitit të kaluar”, deklaroi Pistorius.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...