9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Ministri i LDK-së mbetet jashtë Kuvendit

Arban Abrashi, ministër në detyrë i Infrastrukturës nga radhët e LDK’së, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Abrashi i cili në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte numrin 14, ka marrë vetëm 6 mijë e 186 vota, të cilat nuk ia sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Votat e Arban Abrashit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në zgjedhjet e vitit 2019, Arban Abrashi kishte marrë 14 mijë e 86 vota.

Votat e Arban Abrashit në zgjedhjet e vitit 2019

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 110 mijë e 978 vota, apo 12.64 për qind.

LDK ka dalë e treta në këto zgjedhje, duke siguruar 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...