15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Kinës: Lufta me SHBA-në, katastrofë e papërballueshme për botën

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, gjenerali Li Shangfu, ka thënë se një luftë me SHBA-në do të ishte “katastrofë e papërballueshme” për botën. Li e ka thënë këtë në fjalimin e tij të parë të madh që kur e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes, raporton BBC.

Në një samit të sigurisë, Li Shangfu tha se “disa shtete” po e intensifikojnë garën e armëve në Azi.

Por, ai ka thënë se bota është mjaftueshëm e madhe për Kinën e SHBA-në, dhe se dy superfuqinë duhet të kërkojnë fusha të përbashkëta.

Më herët SHBA-ja pretendoi për një manovër të rrezikshëm të një anije ushtarake kineze në afërsi të një anije luftarake të SHBA-së në Rripin e Tajvanit.

Të shtunën Ushtria e SHBA-së tha se anija kineze bëri një veprim të rrezikshëm në afërsi të një anije luftarake amerikane dhe një kanadeze.

Kina ka kritikuar të dy shtetet “se po provojnë qëllimshëm”.

Gjenerali Li e ka akuzuar SHBA-në për “mentalitet të Luftës së Ftohët” dhe ka thënë se “po e rrezikon sigurinë”. Li po fliste në Dialogun Shangri-La në Singapor, që është një takim vjetor i sigurisë për rajonin Azi-Paqësor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...