6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ministri i MPH Matoshi: Në bazë të ligjit hidrocentralet në Lumbardh të Pejës nuk do të ndërtohen

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi ka qartësuar se ligjet në fuqi nuk lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh të Pejës.

Ai në emisionin ”Interaktiv” të KTV-së ka deklaruar se: “ligji ndalon investime të tilla në zonat e mbrojtura, shqetësimi i qytetarëve sado që është i drejtë është i parakohëshëm sepse në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, nuk mund të jepet leje për ndërtim të hidrocentraleve në atë pjesë, apo leje mjedisore”.

Ministri Matoshi, ka thënë se deri tash MMPH-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë të veçantë për ndërtimin e ndonjë hidrocentrali në Lumbardh, të Pejës. Por edhe nesë një gjë e tillë do të kërkohet dhe bie brenda territorit të parkut nacional nuk do të paiset me leje nga ministria.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...