19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltreton serbët e Kosovës

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas tensioneve të krijuara ku në mesin e të bllokuarve sot në kufijt e Serbisë, qe edhe zëvendësdrejtori i policisë, nga radhët e komunitetit serb.

Ai thotë se Serbia po ankohet rrejshëm, për të drejta të serbëve në Kosovë, ku sipas tij, ajo vet arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë,

”Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avansuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zv.drejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb.

Ndërkohë që Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij.

Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...